Edi Rama dhe Sali Berisha u përplasën në distancë me qëndrimet mbi Altin Dumanin dhe reformën në drejtësi, shkruan A2 CNN.
Kryeministri përsëriti respektin për kreun e Prokurorisë së Posaçme, por duke iu përgjigjur qytetarëve në rubrikën e tij “Sy më sy”, pohoi se pa mbështetjen e tij dhe të mazhorancës, drejtësia e re do të vazhdonte të kishte duart e lidhura.
“Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe e kam përsëritur ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore edhe deri familjes së tij, nuk ka ardhur nga Hëna dhe as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror… Pse nuk kishte marrë Altin Dumani ndonjë politikan e ta çonte para drejtësisë? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS”, tha Rama.
Mbi këtë qëndrim të Kryeministrit u pyet kreu i demokratëve, i cili nuk u shfaq aspak i habitur. “Sigurisht, rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai… Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të ishin të akuzuarit më kryesorë për djegësin e Tiranës. Por Dumani akuzon njeriun që e refuzoi pesë herë, Arben Ahmetajn”, tha Berisha.
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër rast, sipas kryedemokratit, që do të duhej të kishte vënë drejtësinë në lëvizje. “Është Edi Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në Bashkinë e Tiranës. Marrin të burgosurin, e mbyllin aty. Dhe pastaj shkojnë dhe postojnë statuse në emër të tij. Ato, sipas burimeve, janë të shkruara nga dora e Edi Ramës”, tha Berisha.
Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë së re, Edi Rama i tregon me gisht si kërcënim ndaj luftës kundër korrupsionit. “Po bufin e kënetës, i ke parë se çfarë bënin kur ne bënim reformën në drejtësi? E dëgjon bufin se çfarë thotë që do të shkrijë SPAK-un…”.
Sipas Kryeministrit, ndëshkimi i korrupsionit është një nga arsyet kryesore që ka nxitur Brukselin të përshpejtojë ritmin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti u mashtrua nga komedianët rus - reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?