LAJMI I FUNDIT:

Rama, apel NATO-s për Kosovën

Rama, apel NATO-s për Kosovën

Kreu i ekzekutivit Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, mbajti një fjalim në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Washington. Ndër të tjera Rama dha mendimin e tij për çështje mjaft të ndjeshme si ekstremizimi i dhunshëm dhe kriza e refugjatëve.

Rama u shpreh se për sa i përket krizës së emigrantëve nga BE-ja masat janë marrë shumë me vonesë, ndërsa në lidhje me ekstremizmin përmendi nismën më të fundit të qeverisë shqiptare, atë të mësimit të njohurive bazë mbi fenë në shkolla.

“Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për të shembull shembullin sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ndaj, ka një diskutim të hapur”, u shpreh Rama.


Në fjalën e tij, kryeministri e cilësoi situatën politike në rajon si më të mirën, duke u shprehur se Shqipëria e mbështet zgjerimin e NATO-s, duke kërkuar nga kjo e fundit forcimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Falë SHBA-së, Shqipëria ka rritur të luajë një rol dinamik dhe falë atyre ne jemi sot pjesë e proceseve rajonale që do të shndërrojë armiqtë e dikurshëm në fqinj. Ne kemi nevojë për SHBA më shumë se kurrë siç kemi nevojë për BE më shumë se kurrë. Ne jemi sot në momentin më të mirë politik në historinë e rajonit sa i përket bashkëpunimit. Shqipëria mbështetës i fortë i NATO-s në Ballkan. NATO duhet të forcojë marrëdhëniet me Kosovën”, theksoi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori