LAJMI I FUNDIT:

Ralph, lepuri me madhësinë e një trevjeçari

Ralph, lepuri me madhësinë e një trevjeçari

Pasi nëna e tij mbante titullin lepuri më i madh në botë, pritej që edhe Ralph të ketë të njëjtat dimensione.

Ralph, një lepur gjigand kontinental, i ka vetëm 12 muaj dhe tashmë është më i rëndë se nëna e tij para se të ngordhte më 2009. Momentalisht ky lepur peshon rreth 20 kilogram.

Pronares Pauline Grant i ndihmojnë edhe fqinjët për ta ushqyer Ralphin, i cili peshon sa një fëmijë trevjeçar. “Ai vërtetë është i madh. Nuk mund ta dini derisa nuk e kapni me dorë dhe ka apetit të madh”, thotë Pauline.

Ajo tha se ushqimi i Ralphit paraqet problem për buxhetin e shtëpisë, por për shkak të famës që ka arritur atë e ndihmojnë fqinjët duke i dhënë ushqime falas.


“Nuk e di edhe sa do të rritet. Mund të bëhet edhe më i madh, por të gjithë e duan dhe gjithmonë tërheq vëmendjen e njerëzve,” tha Grant. /Telegrafi/