Barcelona ishte në deficit prej dy golash për të siguruar një fitore të vështirë 3-2 kundër Celta Vigo në fundjavë.
Për trajnerin e Celtas, Rafa Benitez kjo fitore ishte për shkak të zëvendësimeve taktike të Xavit.
“Zëvendësimet që bën Xavi ishin inteligjente. Ai futi lojtarë të shpejtë dhe për të çekuilibruar në fushë sepse plani i startit nuk funksionoi për të”, u tha Benitez gazetarëve.
Me Barçën që po humbiste 2-0, Xavi vendosi të zëvendësojë Marcos Alonson (mbrojtës i majtë) me Lamine Yamal (anësor). Trajneri dërgoi gjithashtu Alejandro Balde dhe Raphinha për Andreas Christensen dhe Ferran Torres përkatësisht.
Barcelona tani ka fituar gjashtë ndeshjet e saj të fundit në të gjitha garat, por fitorja kundër Celtas në shtëpi ishte më e vështira pasi dukej sikur po e humbisnin atë pas 76 minutave.
Xavi shpesh ka bërë zëvendësime dhe kjo ka funksionuar këtë sezon. Kundër Betisit, Raphinha doli nga bankina për të shënuar. /Telegrafi/