Vetëm 19,5% e shfrytëzuesve të internetit në Maqedoni kanë porositur mallra online në 12 muajt e fundit. Kështu thonë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS).
59% e shfrytëzuesve të internetit asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë porosi online, ndërsa 18% thonë se nuk i kanë njohuritë e duhura për porosi online.
74% e popullsisë së vendit shfrytëzon internet, kurse 1.8 milionë kartela pagesore janë në duar të qytetarëve të vendit.
67% e qarkullimit me kartela bëhet vetëm për të ngritur para kesh.
Ata që porositin online, më së shpeshti blejnë pajisje elektronike, veshje dhe lojra. Këto të dhëna jepen nga Asociacioni për e-tregti në Maqedoni, që kryen analizë të përgjithshme për e-tregti./Telegrafi/