LAJMI I FUNDIT:

Qumështi kundër alergjisë në qumësht

Qumështi kundër alergjisë në qumësht

Konsumimi gradual duke e rritur gjithnjë e më shumë sasinë e qumështit mund ta lehtësojë ose ta largojë plotësisht alergjinë e fëmijëve në qumësht, tregon studimi i ri.

Në studim kanë marrë pjesë 19 fëmijë të cilët kanë konsumuar ose pluhur qumështi ose placebo.

Rezultatet kanë treguar se sistemi imun me kalimin e kohës fillon të bëhet tolerant ndaj alergjenëve të pranishëm në qumësht, të cilët janë shkaktarët e alergjisë.

Edhe pse këto rezultate janë shpresëdhënëse, shkencëtarët pohojnë se janë të nevojshme hulumtime të mëtutjeshme për ta vërtetuar një gjë të tillë, ndërkohë që prindërve iu rekomandojnë se nëse fëmijët e tyre janë alergjikë në qumësht, atëherë atyre duhet t’u japin qumësht vetëm me mbikëqyrje të mjekut.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori