Site icon Telegrafi

Quentin Tarantino zbulon dy filmat e tij të preferuar nga dekada e kaluar

Quentin Tarantino (Foto: Getty Images/Guliver)

Kur Quentin Tarantino flet, ne dëgjojmë.

Regjisori i mirënjohur ka ndarë edhe një herë mendimet e tij në mediumin ku jeton dhe merr frymë, ‘Premiere Magazine’, duke zbuluar dy filmat e tij të preferuar nga viti 2010.

Ai është shprehur se “The Social Network” është filmi më i bukur i prodhuar në 10-vjeçarin e fundit.

Ky film tregon krijimin e Facebook dhe ngritjen në maja të Mark Zuckerberg, i cili u nominua për tetë çmime ‘Oscar’, prej të cilave fitoi në tre kategori.

Ndërkohë, filmi tjetër i preferuar i tij është “Dunkirk” nga Christopher Nolan.

Tarantino ka qenë shumë i hapur për filmat gjatë muajve të fundit.

Krahas këtyre që ka cekur, ai ka bërë një vlerësim të madh për kinemanë e po ashtu edhe për zhanrin kung-fu.

Përveç sukseseve të mëdha në karrierë, Quentin në fillim të muajit shkurt është bërë baba për herë të parë nga lidhja me bashkëshorten e tij, Daniella.

Lexo po ashtu Të famshmit që u bënë prindër në 2020

Të njëjtit u fejuan në qershor të vitit 2017, dhe u martuan në nëntor të 2018 në një ceremoni private në Los Angeles. /Telegrafi/

Daniella Tarantino dhe Quentin Tarantino (Foto: Antony Jones/Getty Images for Sony Pictures)
Exit mobile version