LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm Snapdragon S4

Qualcomm Snapdragon S4

Pritet që Qualcomm do të paraqes gjeneratën e ardhshme të çipave Snapdragon vitin e ardhshëm. Por, kompania qysh tani ka publikuar të dhënat për çipat e ardhshëm.

Çipat do të jenë të punuar në procesin prodhues prej 28-nanometrave, e taktet e punës do të jenë prej 1.5 deri në 2.5 GHz. Procesi i ri prodhues do të mundësoj zvogëlimin e nxehjes dhe shpenzimin e energjisë. Në krahasim me gjeneratën e mëhershme, procesori do të ofroj performanca për 60% më të mira me 25- deri 40- për qind më pak energji të shpenzuar. Grafika Ardeno 225 në krahasim me atë të Ardeno 220 do të ofroj performanca për 50% më të mira, e i integruar do të jetë edhe modemi me përkrahjen për rrjetat 2G, 3G dhe 4G.

Pajisjet e para të bazuara në SoC-në e ri pritet të paraqiten qysh gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/