LAJMI I FUNDIT:

Quagliarrealla kompleton transferimin në Napoli

Quagliarrealla kompleton transferimin në Napoli

Sulmuesi italian Fabio Qugliarella ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Napolin dhe do të prezantohet në media gjatë javës.

Mediat italiane që në javën e kaluar bënë të ditur se Napoli dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për transferim të sulmuesit. Sot pasdite ky transferim është pohuar edhe nga vetë klubi i Napolit.

Transferimi do t’i kushtojë Napolit 16 milionë euro, si dhe humbjen e gjysmës së kartonit të Maurizio Domizzi, që ishte në gjysmë-pronë të të dyja klubeve.

“Më vjen mirë për këtë, pasi kjo është ajo për të cilën shpresova. Për mua kjo është një realizim i ëndrrës”, ka thënë Quagluarrella.