Edmond Ekrem Krasniqi
Është tipike për politikanët shqiptarë që të turren para kamerave në ngjarje të këtilla madhore dhe mediatike sikur shenjtërimi i së dielës nga Vatikani i Nënës Terezë.
Gonxhe Bojaxhiu ndihmoi e dha tërë jetën për varfëritë. Politikanët shqiptarë në pushtet dhe në opozitë tërë jetën morën nga të varfrit. Politikanët shqiptarë janë e kundërta por edhe armiqtë më të mëdhenjtë të misionit të Nënës Terezë.
Ky dallim është dallimi midis Nënës Terezë dhe politikanëve shqiptarë të cilët edhe këtë të diel u dukën nëpër mediat vendore dhe përfituan nga ceremonia e Vatikanit.
Pagat dhe përfitimet e tjera që marrin nga të qënurit në politikë përmes institucioneve qendrore dhe lokale, këta politikanë i bënë plotësisht në mënyrë të kundërt dhe me asgjë të përbashkët me jetën dhe misionin e Gonxhes së Shenjtë.
Të gjithë këta politikanë thanë se krenohen me Nënën Terezë. E unë them se Nëna Terezë do të turpërohej nga këta njerëz, sepse ata tërë jetën nuk dhanë gjë për të varfrit, por morën nga ta shumëçka dhe gati gjithçka pasi që ua morën votën.
Kosova ka përplot të varfër dhe të vuajtur në të njëjtën kohë që ka politikanë me jetë komode përtej mase duke marrë nga qytetarët e Kosovës.
Po deshët të pretendoni se ju krenoheni me Nënën Terezë – e kam fjalën për misionin e saj dhe jo origjinën, atëherë – unë kam një ide dhe propozim për ju: Hapeni Fondin Nëna Terezë dhe faleni për çdo muaj 10 për qind të pagës dhe të honorarëve tuaja aq kohë që të merrni pagën tuaj nga buxheti i Kosovës, sepse kjo pagë e juaja vjen nga puna e qytetarëve të Kosovës, taksat e tyre.
Por, dyshoj shumë se ju keni nevojë për mua që t’ju jap një ide të këtillë. Dyshoj edhe më shumë se ju do t’i përgjigjeni pozitivisht kësaj ideje dhe propozimi që po ua bëjë publikisht.
Megjithatë po ua bëjë këtë testim të pretendimeve tuaja mediatike se sa jeni të sinqertë kur flisni dhe shkruani për Gonxhe Bojaxhiun.
Jepni edhe ju për të varfëritë që nga tash e tërë kohës sa ju të keni paga e honorarë nga buxheti i Kosovës. Mjaft keni marrë nga të varfrit. Mjaft ua shkatërruat jetën bashkëkombësve të Nënës Terezë.
Një fond i këtillë do të mund të kishte shumë destinacione. Pjesa më e madhe e tij do të duhej të dërgohet tek ata që nuk kanë mundësi për shërim, strehim, edukim… Nuk e keni vështirë për të gjetur adresat e tyre, sepse i keni të gjitha në listat partiake për të shkuar e t’ua merrni votat.
Në të njëjtën kohë, ky fond do të duhej të administrohej nga të varfrit e Kosovës, e assesi nga ju. Përmes këtij fondi do të mund të punësoheshin qindra qytetarë të varfër (përmes administrimit të tij) me seli në Prishtinë e degë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Nderojeni Nënën e Shenjtë Terezë duke krijuar këtë fond dhe duke dhënë 10 për qind të pagave dhe honorarëve tuaja për çdo muaj. Përndryshe, nuk mund të besoj tjetër pos se ju jeni shembulli më i mirë i turpërimit të misionit dhe emrit të saj.
Nderojeni sakrificën dhe misionin e Nënës Terezë nëse e dini domethënien e fjalës nder dhe solidaritet.
Që të dy këto fjalë maten me xhepin dhe xhirollogaritë tuaja. Topi i lojës (testimit) është në anën tuaj.
Qeveritarë, parlamentarë e zyrtarë të tjerë, jepni 10 për qind të pagave dhe honorarëve tuaja dhe më bindni se e kam gabim kur them se ju jeni duke e turpëruar në mënyrën më të vrazhdët Shën Terezën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri