Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), për të lehtësuar masat për mbrojtje nga COVID-19.

Masat të cilat do të hyjnë në fuqi prej nesër (1 qershor) janë:


- Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në transporte publike dhe ambiente të mbyllura.

- Lejohet prania e publikut në ngjarjet sportive në ambiente të hapura, por vetëm në 30% të kapacitetit të objektit, me detyrim për respektim të distancës fizike

- Hiqet masa për ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambiente publike.

- Lejohet organizimi i dasmave, festave në ambiente të hapura, me prani të maksimum 100 personave, por jo më shumë se 50 përqind nga kapciteti i hapësirës dhe gjashtë persona në një tavolinë, duke respektuar distancën fizike.

- Rritet numri i klientëve në objektet hotelerike nga katër në gjashtë.

- Rekomandohet heqja e masës për punë me ndërrime dhe nga largësia.

- Ora policore vazhdon të vlejë deri më 15.06.2021.

Nga Qeveria thonë se ky lehtësim i masave vjen si rezultat i uljes së numrit të infektimeve me COVID-19 në Maqedoni./Telegrafi/