Qeveria po hesht regjistrimin e popullsisë

Ndonëse me rishikimin e buxhetit, Qeveria ka ndarë 1 milion e 300 mijë euro për regjistrimin e popullsisë, e përditshmja Koha Ditore thekson se zyrtarë të Entit Statistikor të Kosovës nuk kanë pranuar fare të deklaroheshin rreth këtij projekti, apo rreth asaj se si do t’i shpenzojnë këto mjete.
Data 1 prill e vitit të ardhshëm është përcaktuar nga Kuvendi për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, mirëpo ish përgjegjësit për regjistrimin paralajmërojnë edhe mundësinë e dështimit të tij për shkaqe politike, por edhe për arsye të tjera.
Regjistrimi i popullsisë ka figuruar në planet e Qeverisë së Kosovës që nga viti 2005 dhe është përmendur se do të nis të realizohet nga fundi i vitit 2007, por pas ndërrimit të partive në pushtet ai është shtyrë në vitin 2011. /Koha Ditore/Telegrafi/


















































