Zëdhënësi Avni Arifi njoftoi se në mbledhjen e sotme qeveria miratoi projektligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Projekti do të diskutohet edhe me zyrën që përgatit misionin e ardhshëm të BE-së në Kosovë, para se të kalojë në fazat tjera të miratimit në parlament.

Po sot qeveria diskutoi edhe rreth përgatitjeve të qeverisë për fluksin e qytetarëve të cilët do të riatdhesohen nga vende të ndryshme perëndimore pas vendimit për statusin.

Qeveria vendosi po ashtu të ndajë edhe 170 mijë euro për sanimin e plotë të gjendjes së krijuar nga zjarret që gjatë verës patën përfshirë Kosovën.