Kështu ndihmat të kufizuara deri në 10 miliardë euro do të jepen për një institut financiar të veçantë.

Si pasojë e krizës financiare, Bankat në nevojë në Gjermani mund të përfitojnë nga paketa e shpëtimit e miratuar nga qeveria, vetëm në qoftë se ato plotësojnë disa kushte që u vendosën sot.


Sipas njoftimeve të agjencive, qeveria do të marrë përsipër me kontributet e saj, në radhë të parë, sipërmarrjet që janë të lidhura me institucionet financiare më të prekura.

Paketa e shpëtimit për sektorin financiar ka në dispozicion rreth 500 miliardë euro.

Si bankë e parë që do të marrë këto ndihma nga paketa e shpëtimit është banka e madhe gjermane e landit të Bavarisë.