LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e re do t’i ndalojë mësuesit të shkojnë në tubime partiake

Qeveria e re do t’i ndalojë mësuesit të shkojnë në tubime partiake

Menjëherë pasi të shfuqizohet testimi ekstern, qeveria e re do të ndalojë edhe angazhimet partiake për mësuesit. Burime nga LSDM thonë se në kohë të shkurtë do të bëjnë ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm dhe fillor, si dhe në Ligjin për mësuesit me të cilin do të ndalohet pjesëmarrja në tubime partiake për personat e punësuar në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të ndalohet angazhimi politik dhe partiak për mësuesit. Nëse një gjë e tillë bëhet do të konsiderohet si mobing”, thonë nga LSDM.

Gjatë viteve të kaluar mësuesit disa herë kanë qenë mjet i politikës për qëllime të ndryshme, mirëpo praktika të tilla asnjëherë nuk janë regjistruar nga Inspektorati përkatës, as edhe nga Inspektorati Shtetëror për Punë./Telegrafi/