Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate ka thënë se pretendimet dhe deklaratat, nga akterë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, se masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i janë drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës janë të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshëm për të vërtetën dhe qëllimin e këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky vendim sovran i Kosovës, sipas Qeverisë së Kosovës, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë.
Në këtë drejtim, Qeveria bën të ditur se për informimin e drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, nga kjo masë mbrojtëse përjashtohen, si më poshtë:
1. Të gjitha donacionet konform Ligjit nr. 04/L-163 (Për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, sipas Aneksi I, Pjesa A – Mallrat e liruara nga tatimi doganor) si dhe Kodit Nr. 03/L-109 (Kodit Doganor dhe të Akcizave).
Kjo nënkupton donacionet për kisha dhe objektet fetare; misionet diplomatike ose konsullore dhe personeli i tyre përveç personelit të punësuar vendor kanë të drejtë të importojnë mallra, të liruara nga tatimi doganor, që janë për përdorim zyrtar dhe ekskluziv nga misioni ose për përdorim personal ekskluziv të personelit të misionit, përveç personelit të punësuar në vend. (pika 2 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet e mallrave të financuara nga fitimet e granteve të dhëna nga Qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare apo jo qeveritare që veprojnë jashtë apo brenda Republikës se Kosovës, të dhëna për Qeverinë apo përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar programet dhe projektet humanitare si dhe ato të rindërtimit në Kosovë. Dërgesat dhe lirimet për KFOR dhe EULEX. (pika 4 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet specifike te mallrave për të cilat Qeveria e Kosovës vendosë se duhet të përdoren për qëllime humanitare dhe që nuk janë për shitje e konsumim në Kosovë. (pika 5 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163)
2. Mallrat që barten në bagazhin privat të udhëtarëve: Neni 45, 46 dhe 47 i Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109).
Kjo nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale (Neni 47 i Kodit doganor dhe të akcizave specifikon shumën – vlerën e mallit, deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa, duke specifikuar edhe llojet e mallrave);
Për më tepër, të gjitha mallrat që lirohen si donacione, lirimet, si dhe ato për OJQ duhet t’i përmbahen pikës 3 dhe 4 të vendimit 01/76 të datës 21.11.2018 që i përket dokumenteve përcjellëse si dhe deklaracioneve te mallit me emërtim zyrtar te Republikës se Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara