LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: U bënë veteranë edhe ata që nuk luftuan

Qeriqi: U bënë veteranë edhe ata që nuk luftuan

Xhevdet Qeriqi, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së po e cilëson si shumë të madh numrin përfundimtar të veteranëve të luftës.

Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, u shpreh se shifra prej 46,230 veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk përkon me numrin real të atyre që luftuan.

“Nuk jam i kënaqur me këtë numër, sepse mendoj se numër shumë i madh ky prej 46,230 veteranë. Ekzistojnë listat e shtabeve të përgjithshme që tregojnë numrin e ish-ushtarëve të tyre. Kemi raportime nga bashkëluftëtarët se listat janë shumë të fryra”.


Ai madje po thotë se njeh persona të cilat kanë fituar statusin e veteranit pa e kaluar asnjë ditë të vetme në luftë.

“Njoh raste që nuk kanë qenë fare në luftë por që emri iu figuron në listën e veteranëve. E përmendëm se lufta është përkrahur në forma të ndryshme, por në këtë rast po flasim për ata që kanë qenë në vijën e frontit dhe të uniformuar. Edhe ata që kanë qenë ndihmës të luftës e kanë marrë statusin e barabartë”, ka thënë Qeriqi,

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori