Nëse edhe për ju qepa është perime e preferuar, do të argëtoheni duke lexuar disa fakte më pak të njohura lidhur me këtë perime.
Nëse nuk e doni qepën, me siguri do ta doni pasi t’i lexoni këto kuriozitete.
1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.
2. Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.
3. Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.
4. Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.
5. Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejtë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.
6. Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.
7. Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret.
8. Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.
9. Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë.
10. Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.
11. Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj? Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë