Qeni shkoi për herë të parë në punën e pronares
Qeni i ëmbël Bayler, për herë të parë shoqëroi pronaren në punë – dhe menjëherë u ndje si në shtëpi, ndoshta edhe pak tepër rehat.
Pronarja ka filmuar dhe ka ndarë në Instagram momentin kur qeni fle me gojë hapur në një divan në zyrën e saj, si të kishte kaluar ndërrimin më të lodhshëm të jetës.
“Bayler erdhi me mua në punë dhe e kapa duke fjetur. Ooo, menjëherë pushim!”, shkroi ajo me humor në përshkrimin e videos, e cila brenda një dite është parë gati gjashtë mijë herë në këtë rrjet të njohur social.
Shikoni më poshtë pamjen simpatike të Baylerit që po "lodhet" nga puna! /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























