Kjo video tregon se ka njerëz që i duan kafshët, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për t’i shpëtuar, veprim që tregon se për shoqërinë këta persona mund të bëjnë akoma më shumë.

Një qen ka përfunduar në ujërat e lumit të Lanës dhe tre persona e kanë parë dhe menjëherë i kanë shkuar për ndihmë.


Pasi vëzhguan mirë situatën, ata menduan që të kapeshin njeri pas tjetrit dhe ta tërhiqnin qenin sipër.

Pas disa përpjekjeve ata ia dolën, e shpëtuan qenin, i cili pa ndihmën e tyre do të ishte mbytur në ato ujëra të rrëmbyeshme nga shirat e ditëve të fundit që kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë. /JetaOshQef/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM