LAJMI I FUNDIT:

Qeni ndërron shpejtësitë në auto, shkakton aksident

Qeni ndërron shpejtësitë në auto, shkakton aksident

Policia e Wisconsinit njoftoi se një qen ka shkaktuar një aksident trafiku në një parking automobilash kur disi ndërroi marshin e shpejtësive në neutral. Policia në Middleton tha se pronari i automobilit ishte ndalur për drekë dhe e kishte lënë qenin e tij në automobil.

Oficeri i policisë Jeff Winer tha se qeni pasi ndërroi marshin e shpejtësive në neutral, auto filloi të lëvizë përpara dhe goditi një kamionetë në parking. Policia njoftoi se dëmet në të dyja automjetet mund të llogariten në mijëra dollarë.

Winer tha se është hera e parë në karrierën e tij 27 vjeçare që kishte parë një qen duke shkaktuar aksident trafiku. Ai i tha një televizioni lokal se kur e lajmëruan në radiolidhje mendoi se bëhej fjalë për shakanë e 1 prillit. /Telegrafi/