Qeni i Policisë e kafshoi mizorisht në fytyrë, ndonëse ai ishte dorëzuar (Video)

Martin Lee Hoogveldt gjendej i ulur në divan, kur policët hynë në shtëpinë e tij në Utah të SHBA-ve.
Fqinjët ishin ankuar se ai bënte zhurmë të vazhdueshme, se ndizte gjëra në oborrin prapa shtëpisë dhe se linte mbeturina në rrugë.
Me të shkuar në shtëpinë e tij, policët thyen derën dhe hynë brenda: dy me armë në duar dhe njëri që ishte përgjegjës për qenin e quajtur Pyro, transmeton Telegrafi.
Qeni e ka sulmuar burrin 33-vjeçar, duke i lënë shenja të përjetshme në mjekër dhe mbi buzë.
Hoogveltd po kërkon dëmshpërblim nga autoritetet në vend, për të mbuluar shenjat në fytyrë që i ka marrë nga qeni agresiv i Policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































