Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane pranon se kurrë nuk donte të largohej nga Metz në fillim të karrierës së tij, por ai largim doli të ishte i suksesshëm, pasi lojtari vazhdoi në nivele të larta.
Duke filluar karrierën e tij profesionale me Metz, Mane nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte ata të shmangnin rënien nga Ligue 2 në sezonin 2011/12.
Red Bull Salzburg u vë pas sulmuesit, por skuadra franceze i kërkoi katër milionë euro, pasi refuzuan ofertën e parë të austriakëve.
I befasuar kur RB Salzburgu përmbushi çmimin e kërkuar, Mane u detyrua të bënte një largim ngurrues dhe mes lotësh.
“Ishte një kohë e vështirë për klubin sepse ata po binin, por unë doja të qëndroja sepse Metz ishte klubi im i parë profesionist. Nuk e shihja veten diku tjetër. Doja të kthehesha sërish me ekipin”, ka thënë fillimisht Mane për RMC Sport.
“Më kujtohet kur klubi austriak bëri një ofertë. Bernard Serin (presidenti i Metz) tha: “Jo, nëse e doni atë, duhet të paguani 4 milionë euro”, sepse ai nuk mendonte se një lojtar i Ligue 2 ia vlente atë çmim. Por, ata u kthyen dhe ofruan 4 milionë euro”.
“Nuk doja të largohesha, por duhej të largohesha. Më thanë se duhej. Qava. E mbaj mend sikur të ishte dje. Qava si fëmijë sepse duhej të shkoja në Austri”.
“Nuk e dija gjuhën, nuk njihja askënd. Metz ishte shtëpia ime e dytë. Në fund, ishte e vështirë, por pranova të shkoja në Salzburg”, përfundoi sulmuesi senegalez. /Telegrafi/