Një person i quajtur “Aakk Tahiri” ia ka parashtruar disa pyetje Çadrakut. Ai ka pyetur atë se ku a ka bërë gjithë atë pasuri. Ky person po ashtu e ka qutjaur Çadrakun “Nazim Bllaca 2”.

Ndërsa kundërpërgjigja e Çadrakut ishte: "Të bllokova, shko te babai yt e bisedo me të në këtë mënyrë sepse e keqpërdore hapësirën time shumë keq. Më vjen keq, nga miqtë e mi që po lexojnë këso fëlliqësirash Aakk-iste. Turp të kesh nga rrënjët tua, nga të parët tu”, ka shkruar ai, transmeton Zëri


Ndryshe, Çadraku i cili njihet si njëri prej militantëve të kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, ka kërkuar nga Xhevdet Qeriqi që të mos dalë më dhe të flasë në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve.

“Nëse ke pak njerëzi, burrëri, dinjitet, krenari... mos dil më... mos fol në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve, as mos fol, as mos gjuaj shishe të plastikës mbi njerëz”, ka shkruar Çadraku. 

cadrakuuu