Një radio stacioni rus i është ndërprerë transmetimi, pasi autoritetet ruse e kërcënuan me mbyllje për shkak të raportimeve të pavarura që i kanë bërë gazetarët e saj për invazionin rus në Ukrainë.
Kjo lëvizje kundër Echo Mskvy, një prej radio stacioneve më të vjetra ruse dhe kritike e ashpër e Kremlinit, vjen në kohën kur po rritet presioni mbi pavarësinë mediale në Rusi, ku Kremlini vazhdimisht i kontrollon dhe ua mohon të drejtën të raportojnë realitetin, transmeton Telegrafi.
Një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, zyrtarët rusë kërcënuan median e pavarur me mbyllje, nëse vazhdojnë të raportojnë për humbjet që po i shkaktohen rusëve në luftën e Ukrainës.
Zyrtarët rusë gjithashtu kanë kërcënuar me mbyllje të Dozhd, një prej televizioneve të pakta ruse të pavarura. Zyra e Kryeprokurorit po akuzon këto dy media për shpërndarje të aktiviteteve ekstremiste dhe informacione të “rreme sa i përket agresionit rus në Ukrainë”. /Telegrafi/
https://twitter.com/Andrew__Roth/status/1498724338287132678?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498724338287132678%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fmar%2F01%2Fukraine-russia-latest-news-live-updates-war-vladimir-putin-kyiv-kharkiv-russian-invasion-update
https://twitter.com/PaulSonne/status/1498724015598415874?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498724015598415874%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fmar%2F01%2Fukraine-russia-latest-news-live-updates-war-vladimir-putin-kyiv-kharkiv-russian-invasion-update