Një video po bëhet virale në mediat sociale ruse duke pretenduar se Vladimir Putin po mashtron njerëzit e tij duke përdorur sozi të shumta për udhëtime që ai nuk dëshiron të bëjë.
Aty përmendet edhe pretendimi se i vetmi udhëtim i presidentit të Kremlinit deri më tani në territorin e pushtuar rishtazi në Mariupol është kryer nga një sozi dhe pyet: ‘Kush po e sundon Rusinë?’.
Është e paqartë se kush e ka bërë videon, por duket se synon të arrijë rusët që mbështeten në mediat shtetërore besnike për lajmet e tyre, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.
Pamjet shtrojnë pyetjen: ‘Kush e vizitoi Mariupolin?’.
Aty thuhet: “Specialistët kohë më parë vunë re se dallimet mes tij dhe të trupit të presidentit rus. Një shenj vesh të Putinit ndryshon vazhdimisht. Ashtu si një nishan i vogël në fytyrën e tij.
“Njëri nga Putinët ka rrudha të drejta në fytyrë, tjetri ka [rrudha] të vogla dhe të ndërprera”.
“Kjo është e pamundur edhe nëse ai do të kishte përdorur botoks”.
Ato vijnë pasi zyrtari i Kievit, Anton Gerashchenko postoi tre imazhe të mjekrës së Putinit dhe vuri në dyshim nëse ato i përkisnin të njëjtit njeri. /Telegrafi/