Site icon Telegrafi

Putin thotë se propozimi kinez për paqe, mund të merret për bazë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Në konferencën e përbashkët presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu kinez Xi Jinping, i janë drejtuar gazetarëve.

Putin tha se propozimi kinez për paqe në Ukrainë, mund të merret për bazë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, ai tentoi të viktimizohet se kjo gjë mund të arrihet nëse Perëndimi dhe Kievi janë të gatshëm ta pranojnë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kina thotë se nuk mban anë në luftën e Ukrainës, por arrin marrëveshje të shumta me Rusinë

Ai gjithashtu theksoi se së bashku me presidentin kinez i kanë kushtuar rëndësi të madhe propozimit të Pekinit, gjatë një takimi disa orësh.

Ndryshe vizita e presidentit kinez në Moskë, është parë me një sy kritik nga pothuajse çdo vend perëndimor.

Madje shumë thonë se Kina duhet paralajmëruar, që të mos tentojë ta ndihmojë Rusinë me furnizime me armë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version