LAJMI I FUNDIT:

Putin po bëhet gjithnjë e më paranojak, qëndron 60 metra larg të pranishmëve në pallatin e Kremlinit

Putin po bëhet gjithnjë e më paranojak, qëndron 60 metra larg të pranishmëve në pallatin e  Kremlinit

Vladimir Putin qëndroi rreth 60 metra larg diplomatëve gjatë një takimi me ta në Moskë.

Putin, 70 vjeç, gjatë takimit me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, u njoftua me 17 ambasadorë të rinj që vijnë nga shtetet e Bashkimin Evropian dhe SHBA-ja.

Por për diplomatët brenda sallës së zbukuruar “Alexander Palace” të Kremlinit, presidenti mezi shihej.


Putin tha se nuk mund të takohej me të dërguarit për shkak të “kufizimeve sanitare”.

“Por unë jam i sigurt se do ta kemi mundësi që të takohemi gjatë kohës sa jeni këtu. Unë ju uroj gjithë të mirat”, tha ai.

Në ceremoninë e kredencialeve morën pjesë Roland Galharague, përfaqësues i BE-së, si dhe ambasadorë të rinj të shteteve të NATO-s, Norvegjisë dhe Danimarkës.

Midis diplomatëve ishte ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, gruaja e parë që mban ndonjëherë këtë post që nga emërimi i saj dhjetorin e kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se Putini nuk ka dashur ta veçonte ambasadoren amerikane pasi që “marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nga të cilat varet drejtpërdrejt siguria dhe stabiliteti global, janë në një krizë të thellë. Ai bazohet në qasje thellësisht të ndryshme për formimin e rendit botëror modern”.

Duke jetuar nën karantinë të rreptë personale gjatë katër viteve të fundit, Putin thuhet se ‘është bërë paranojak’.

Gleb Karakulov, 35 vjeç, i cili shërbeu si kapiten në Shërbimin Federal të Mbrojtjes (FSO), tha se ‘krimineli i luftës’ është një person i vetmuar dhe i frikësohet gjer në palcë infektimit me coronavirus.

Shëndeti i Putinit ka qenë prej kohësh një temë e nxehtë e spekulimeve, nga fjalimet e anuluara deri te kollët e herëpashershme.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore, megjithatë, kanë hedhur poshtë thashethemet e vjetra se lideri rus nuk është mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori