"Shikoni se çka po ndodh në Evropë! A nuk keni probleme të mjaftueshme në Spanjë, probleme që mund të ndodhin në Rumani, problemet me të cilat po përballet sot Belgjika? Dhe, nëse keni parasysh tërë rajonin ku ndodhet Kosova, a nuk ka në të mjaft probleme të këtij lloji?", ka thënë Putin në Lisbonë, pas takimit me presidentin e Portugalisë, Anibal Cavaco Silva.