Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump mund të takohen privatisht në samitin e tyre në Helsinki.
Peskov u ka thënë gazetarëve të martën se, nëse pajtohen të dyja palët, Putin dhe Trump mund të takohen ballë për ballë, pa këshilltarët e tyre para nisjes së takimit zyrtar më 16 korrik.
Peskov ka thënë se “presidenti Putin është absolutisht i gatshëm për secilin format që është adekuat për bashkëbiseduesit e tij” dhe se Kremlini “nuk e përjashton” mbajtjen e një takimi të tillë.
Një delegacion amerikan është takuar të martën në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe parlamentarët rusë.
Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Shteteve të Bashkuara aktualisht gjenden në pikën më të ulët për të shkak të sanksioneve amerikane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe veprimet e Rusisë në Ukrainë. /REL /Telegrafi/