Një moment aspak i këndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes të vikendit mes Bristol Rovers dhe Gateshead (3-2) në Ligën e Pestë angleze.

Kur dy lojtarë “fërkohen” kokë më kokë me njeri-tjetrin, shkaktari i incidentit dënohet me karton të kuq.


Por mesfushori i Bristol Rovers, Lee Mansell, diti ta shmangë të kuqin pas përplasjes me lojtarin kundërshtar, JJ O'Donnell.

Pas një përplasje në fushë, por pa dëmtime, lojtarët ngrihen dhe të nervozuar “fërkohen” mes tyre, por Lee Mansell e zgjidh incidentin duke e puthur në buzë kundërshtarin, madje dy herë.

Puthja siç duket “zbuti” edhe gjyqtarin, i cili në vend të kartonit të kuq nxori të verdhin për Lee Mansell. /shekulli/