Site icon Telegrafi

‘Pushtohet’ interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Miliarderi Elon Musk pati një deklaratë të papritur për presidentin amerikan Donald Trump.

“Unë e dua Donald Trumpin aq sa një njeri straight mund të dojë një burrë tjetër”, shkroi CEO i Tesla në X.

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr, ka reaguar duke qeshur, ndërsa përdoruesit kanë vërshuar platformën me shaka.

Një përdorues i kujtoi atij se Dita e Shën Valentinit ishte ende disa ditë larg.

Dikush e quajti atë “romanca më e madhe në histori”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, reporteri i Fox News Peter Doocy shfrytëzoi rastin për të pyetur Trumpin në lidhje me postimin e Musk.

“Elon Musk thotë se unë e dua Donald Trumpin aq sa një burrë straight mund të dojë një tjetër. Çfarë mendon Zonja e Parë për këtë?”, u pyet Trumpi.

Me buzëqeshjen e tij Trump e hodhi poshtë pyetjen.

“Oh, mendoj se ajo do të jetë mirë me të… disi.”

Ndryshe, deklarata e Musk vjen pasi ai forcoi pozicionin e tij si një aleat kyç i Trumpit disa javë pasi 78-vjeçari u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Miliarderi dhuroi mbi 100 milionë dollarë për kauzat republikane, mori pjesë në fushata dhe mori një rol me ndikim në formësimin e politikave të administratës. /Telegrafi/

Exit mobile version