LAJMI I FUNDIT:

Pushimi dhe lëngjet zgjidhja më e mirë kundër ftohjes

Pushimi dhe lëngjet zgjidhja më e mirë kundër ftohjes

Marrja e sasive të mëdha të lëngjeve dhe pushimi shtesë është gjëja më e mirë të cilën duhet ta bëni nëse jeni prekur nga ftohja ose gripi, sëmundje që mesatarisht do të zgjatë nga 7 deri në 10 ditë.

Pushimi është një prej hapave më të rëndësishëm që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Të qëndruarit shtrirë do të kursejë energjinë tuaj në këtë periudhë kur keni rënie të munitetit, si dhe do të pengojë që ju të përhapni virusin tek njerëzit e tjerë.

Po ashtu, marrja e sasive të mëdha të lëngjeve do të zëvendësojë atë që keni humbur gjatë temperaturës së lartë të trupit. Lëngjet (sidomos ata të ngrohta) po ashtu lehtësojnë gërvishtjen që ndjeni në fyt si dhe ndihmojnë në hollimin e sekretit që keni në hundë, duke i liruar ato.

Çaji i nxehtë me limon, uji, lëngjet e frutave dhe supa, që të gjitha janë një zgjidhje e mirë për ju.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori