LAJMI I FUNDIT:

​Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga deputetët të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

​Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga deputetët të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Punëtorët e KEK-ut i bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të trustit pensional.

Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve duke thënë se janë të vetëdijshëm që ky projektligj nuk është më i miri i mundshëm, por që sado pak sbut gjendjen e rëndë të punëtorëve të KEK-ut.

Ky është mesazhi i plotë:


Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të gjithë qytetarëve të KOSOVËS ku bejnë pjesë edhe punëtorët e KEK-ut me pa durim presim ta votoni pakon e rimkëmbjes ekonomike ku hyn edhe 10%-shi i trustit pensional që mund t’i terhjek çdo punëtorë.

E dimë se nuk është ma i miri, e dimë se janë mjete të kursyera nga vetë ne dhe nuk është ndihmë nga Qeveria por është më se e domosdoshëme kjo tërheqje në ketë kohë të vështirë dhe të rend ekonomike.

Prandaj në emër të punëtorëve të KEK-ut ju lutem që të votoni jo për hatër, por për neve si punëtorë dhe qytetarë të Kosovës!

Nëse sot nuk kemi keto mjete në ketë kohë të vështirë, atëherë kur do të na nevojiten ma shumë se sot!/kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori