LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ATK-së “grithën” 133 mijë euro mbushje

Punëtorët e ATK-së “grithën” 133 mijë euro mbushje

Administrata Tatimore e Kosovës, nuk është menaxhuar mirë gjatë vitit të kaluar nga Behxhet Haliti. Dallaveret e keqpërdorimet e kanë përcjell këtë institucion gjatë tërë vitit 2014.

Auditori i Përgjithshëm në raportin e këtij institucioni ka treguar se në disa raste u ishte dhënë tenderë kompanive të caktuara pa pasur fare procedura të prokurimit. Një rast i tillë është blerja e mbushjeve për telefona mobil. Sipas Auditorit blerja e kartelave mbushëse (grithëse) nga PTK-VALA 900 ishte bërë pa procedurë të prokurimit publik. Derisa, vlera e terë këtij shërbimi ka shkuar 133 mijë euro.

“Shpenzimet e telefonisë mobile për 2014 ishin në vlerë prej 133,000 euro, të cilat nuk ishin mbështetur nga një marrëveshje kontraktuale me ndonjë OE. Gjer më tani këtë lloj furnizimi ATK e ka bërë përmes blerjes së kartelave mbushëse (grithëse) nga PTK-VALA 900, duke u mbështetur në një vendim të nxjerrë nga ish Ministri i MEF-it nga data 29.04.2008 i cili vendim ishte mbështetur në Udhëzimet Administrative Nr 4/2008, për përdorimin e Telefonave (fiks dhe mobil), ka treguar Auditori.


Auditori ka vlerësuar se meqenëse, tani operojnë disa OE që ofrojnë shërbime të mira dhe çmime të favorshme, mënyra aktuale e furnizimit me mbushje te telefonave nuk i siguron ATK-së shërbime efikase dhe ekonomike.

Përveç kësaj, Auditori ka shpjeguar se gjatë vitit të kaluar ATK ka vazhduar të marrë shërbime nga i njëjti Operator Ekonomik tre muaj përtej afateve ligjore. Ky shërbim jashtë ligjorë ATK-së i ka kushtuar rreth 46 mijë e 500, shkruan Gazeta Fjala.

“Kontrata “Sigurimi fizik i objekteve sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së” kontratë e cila ishte nënshkruar në Korrik të vitit 2011 në kohëzgjatje prej dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit me pajtimin e të dyja palëve. Bazuar në këtë kontratë, të njëjtit OE i është vazhduar kontrata edhe për një vit. Më tej, pas këtij afati prej tre vite, autoriteti kontraktues me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, vazhdon kontratën me të njëjtin OE edhe për një muaj me mundësi vazhdimi për dy muaj radhazi, që gjithsej është vazhduar për tre muaj”.

Gjatë auditimit të këtij institucioni Auditori ka gjetur se gjatë vitit të kaluar janë shpërblyer me tenderë edhe kompanitë e papërgjegjshme.

Tek tenderi “Servisimi, furnizimi i aparateve kundër zjarrit sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së” prej dy tenderëve të pranuar vetëm njëri ishte i përgjegjshëm. Përkundër kësaj, komisioni vlerësues ka rekomanduar dhe ATK ka shpërblyer me kontratë të vetmin OE të përgjegjshëm.

Po ashtu edhe në tenderin „‟Furnizim me pajisje të TI” pjesë e së cilës ishte edhe kontrata e lartë shënuar, përbëhej nga gjashtë (6) Lot në vlerë prej 183,823€ dhe për secilin Lot ishte nënshkruar kontratë e veçantë. ATK nuk ka kërkuar siguri të ekzekutimit në asnjërin nga Lot, përveç për Lot 1.

Në Administratën Tatimore të Kosovës vitin e kaluar ka pasur edhe të punësuar që nuk kanë ditur çfarë punë bëjnë. Sipas Auditorit në të gjitha mostrat e testuara mungonte përshkrimi i duhur i detyrave dhe përgjegjësive të punësuarve.

“Në tri raste zyrtarët nuk kishin fare përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive. Ndërsa në dy raste, zyrtarët kanë ndërruar pozitën e punës mirëpo, dosjet kanë të bashkangjitur detyrat dhe përgjegjësitë sipas pozitave të kaluara”, ka thënë Auditori.

Kompanitë e kontraktuar për furnizim me mall nuk i kanë dalë në fjalë çdo here ATK-së. Madje në disa raste sipas Auditorit ky shërbim është vonuar edhe deri në 100 ditë.

Në kontratën “Furnizim me Network Firewall “ në vlerë prej 21,488.10€, OE kishte dështuar të përmbush kriterin për liferim të mallrave e cila kishte rezultuar me 55 ditë vonesë. Gjithashtu edhe në kontratën “Furnizimi me pajisje të TI (printer, projektor, ups, bateri, hdd)” në vlerë prej 8,203€. Vonesa në liferim ishte për disa artikuj nga fletëporosia. Sipas kontratës, afati i liferimit ishte 30 ditë kalendarike nga fletëporosia. Vonesat ishin mbi 100 ditë. /Gazeta Fjala/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori