Diola Dosti ka diplomuar ditën e djeshme (e martë) në nutricion.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke shprehur gëzimin e saj për një tjetër arritje në jetë.
Me këtë rast, asaj i është organizuar një festë nga partneri i saj, biznesmeni Erolld Belegu.
Ajo ka ndarë një video nga festa, ndërkohë që po kërcente me të dashurin.
“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time”, kanë qenë fjalët e Dostit.
E njëjta tutje theksoi: “Faleminderit për gjithçka dashuri”.
Diola dhe Erolldi po shijojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh, të cilët u njohën për herë të parë në një koncert. /Telegrafi/