Sadio Mane i është kundërpërgjigjur një gazetari teksa spekulimet po shtohen për të ardhmen e tij në Bayern Munich, me sulmuesin të lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.
Anësori thuhet se ka zhvilluar bisedime për t’iu bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite – Al Nassr, që do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon.
Mane kishte një sezon zhgënjyes në Gjermani pas kalimit prej 40 milionë euro nga Liverpooli verën e kaluar dhe nuk besohet të jetë pjesë e planeve të trajnerit Thomas Tuchel.
Janë shfaqur pamjet e Manes duke u konfrontuar verbalist me një gazetar për një intervistë të mundshme.
Mane e refuzoi kërkesën me sulmuesin duke iu referuar titujve të shumtë negativë rreth tij në shtypin gjerman gjatë sezonit të tij në Bayern.
“Ju po më gozhdoni çdo ditë dhe tani doni që unë të flas me ju”, i thotë Mane – gazetarit.
Ish-lojtari i Liverpoolit, i cili kohët e fundit u votua si transferi më i dështuar në Bundesligë sezonin e kaluar, u bë kryefjalë për përplasjen e tij me shokun e skuadrës Leroy Sane në prill.
Mane e goditi Sane në fytyrë pas humbjes 3-0 nga Man City në Etihad në prill. /Telegrafi/
Sadio Mané is not happy with the media.
Sadio Mané to Journalist: "You are killing me everyday and now you want me to talk to you guys"
My husband is not happy 😤
[🎥 @_kochmaximilian] pic.twitter.com/ogbbrwPsOr
— Afia Empress 🇬🇭❤️ (@SistaAfia_) July 23, 2023