Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, dy prej protagonistëve kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë pjesë e një filmi.
Dyshja më e përfolur në BBVA që konsideroheshin ‘rival’ në lojën e formatit u bënë protagonistë të filmit me titullin “Në kuadër të dashurisë”.
Dhe më në fund është publikuar traileri i shumëpritur i filmit, në të cilën shfaqen disa nga skenat kryesore.
Në film bëhet fjalë për një çifti të martuar (luajtur nga Luizi dhe Olta) prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.
Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.
Përkrah Luizit dhe Oltës, në film luajnë edhe Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Dea Mishel e shumë të tjerë.
“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë nga 9, 10 dhe 11 tetori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/