LAJMI I FUNDIT:

Publikohen raportet për UFO-t dhe dukuritë misterioze

Publikohen raportet për UFO-t dhe dukuritë misterioze

Ministria Britanike e Mbrojtjes publikoi raportet ku ndërmjet tjerash përmenden takimet e afërta me jashtëtokësorët, objektet e paidentifikuara fluturuese, si dhe sëmundjet e pazakonta të njerëzve që u takuan me jashtëtokësorët. Këto të dhëna janë ruajtur në një fshehtësi të madhe prej vitit 1009 deri më 2000.

Në 6000 faqe raport që Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i publikoi për opinionin, janë përshkruar qindra raste të përvojave të çuditshme të njerëzve, të cilët pohojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara fluturuese të formave dhe madhësive të ndryshme, si dhe një dritë të çuditshme në tërë Britaninë e Madhe.

Në dokumentet e publikuara përmendet edhe ngjarja kur policët nga Bostoni dhe Skegnessi në Lincolnshire panë dhe incizuan një UFO. Policia menjëherë lajmëroi rojën e kufirit e cila i njoftoi të gjitha anijet. Në të njëjtën kohë radari regjistroi një zhurmë të fortë e cila “dridhi” Bostonin.

Kjo është vetëm njëra nga qindra ngjarje të cilat janë raportuar në Polici, Ushtri ose Qeverinë e Britanisë së Madhe. Ekspertët thonë se përshkrimet për objektet e paidentifikuara fluturuese, format dhe madhësitë kanë ndryshuar për gjysmë shekulli.


Vitet e fundit njerëzit thonë se kanë parë objekte të paidentifikuara në formë trekëndëshi të cilat shkëlqejnë, derisa në periudhën prej vitit 1940 deri më 1950, njerëzit rrëfenin kryesisht se kanë parë UFO në formë të pjatave ose disqeve fluturuese. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)

“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)

Kur zgjohet “trupi i vdekur” – shihni reagimin e njerëzve në morg! (Video)

Kur zgjohet “trupi i vdekur” – shihni reagimin e njerëzve në morg! (Video)

Kalo në kategori