LAJMI I FUNDIT:

PTK, hapsirë të mjaftushme për operim në Shqipëri

PTK, hapsirë të mjaftushme për operim në Shqipëri

Tregu total në Shqipëri, duke përfshirë edhe kompaninë fikse Albtelecom, vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 500 milionë eurove, rreth 7% e PBB-së. Kjo tregon se në treg ka hapësira edhe për një operator të katërt, i cili mund të nxisë edhe më shumë konkurrencën në tarifa dhe shërbimet e ofruara.

Në vend, shumë shpejt do të nisë operimin edhe operatori i katërt celular. Tri kompani paraqitën dje ofertat në tenderin për marrjen e licencës së katërt si operator GSM.

Në garën për licencën e katërt janë dy kompani shqiptare, njëra në formën e joint-venture, Univers P.G., dhe tjetra është Postë Telekomunikacioni i Kosovës, me partner kompaninë ACI, ndërsa kompania e tretë është suedezja Tele 2. Univers P.G ofroi për blerjen e licencës 5 milionë euro, PTK-ja ishte kompania që ofroi 7.2 milion euro ndërsa suedezët nuk ofruan asgjë.

Këto kompani, krahas shumave për blerjen e licencës, kanë paraqitur edhe plan-bizneset për mënyrën e shtrirjes dhe tarifat që do të aplikojnë. Në tender u bënë publike vetëm shumat e ofruara për licencës, ndërsa fituesi pritet të shpallet ditët në vijim.


Zyrtarët e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, thanë se shtrirja gjeografike dhe tarifat do të jenë elementët kyçë në shpalljen e fituesit. Por, operatorit të katërt do t’i duhen, të paktën gjashtë muaj nga dita e shpalljes si fitues, për të hyrë në treg në mënyra aktive.

Tenderi i operatorit të katër i telefonisë së lëvizshme, vjen vetëm pak muaj pas hyrjes në treg të Eagle Mobile dhe zyrtarët e AKEP-së thonë se, me hyrjen në treg të këtij operatori, konkurrenca do të rritet më shumë, duke ndikuar në uljen e mëtejshme të tarifave.

Gjithashtu, në mars pritet ulja me 20% e tarifave, pas asaj të aplikuar në shtator të 2008-ës, si pjesë e planit për zbatimin e metodologjisë së miratuar nga ky autoritet. Raporti i vitit 2008 tregon për një rritje të numrit të përdoruesve të celularëve dhe mendohet që në fund të 2008-ës ai të ketë arritur në 2.7 milionë të tillë.

Deri më 1 korrik të vitit të kaluar, AKEP-ja raporton se ka pasur 2.5 milionë përdorues. Sipas saj, pas uljes së tarifave me 20% në shtatorin e kaluar, konsumatorët kursyen rreth 30 milionë dollarë.

Të paktën kështu thuhet në raportin vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Pas hyrjes së operatorit të tretë në treg është vënë re një rritje e konkurrencës midis tre kompanive për kapjen e klientëve të rinj, apo edhe për të mbajtur ato ekzistues.

Sipas AKEP-së, tri kompanitë rivalizuan fort në paktet promocionale, duke u përqendruar në programet tarifore që synojnë përdoruesit e grupeve të mbyllura.

Në, Shqipëri aktualisht ka 85 përdorues telefoni celular për 100 banorë, por përdorues konsiderohet çdo kartë Sim, duke e renditur Shqipërinë në mesataren e rajonit, por ende larg mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori