Gruevski të gjykohet në mungesë, dhe të jepet vendim për paraburgim për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja”, kërkoi prokurorja e PSP-së, Lile Stafanova.
Stacioni Policor në Kisella Vodë dhe Byroja për Siguri Publike e kanë njoftuar gjykatën se i akuzuari Nikolla Gruevski nuk është në Maqedoni, ndërsa MPB-ka ka hyrë në kontakt me autoritetet hungareze ku edhe kanë marrë konfirmimin se Gruevski është në territorin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja Lile Stefanova kërkoi të gjykohet në mungesë, ndërsa procedura për të tjerët të vazhdojë në procedurë dëshmuese. Ajo kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe të jepet fletarrest për këtë rast.
Avokati i Gruevskit, Elenko Millanov, kërkoi ndarjen e procedurës për Gruevskin, dhe jo gjykim në mungesë, ndërsa si përgjigje nga Stefanova ishte se nuk do arsye juridike që procedura për Gruevskin të shkojë ndaras.
“Nëse donte të merr pjesë, nuk do të arratisej nga Maqedonia”, tha prokurorja.
Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë edhe ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim në burgun e “Shkupit”, ish-zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore, Ljupço Georgievski.
Sipas aktakuzës të PSP-së, këta në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime ku në procedurën për zgjidhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shkelur kompetencat e tyre. Sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155 milion euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit