Psiko-test: Sa falim dhe sa harrojmë?

1. Nëse dikush ju “prek në sedër”:
a) Nuk do të mund t’ia falni?
b) E mban mend vetëm nëse ka qenë diçka e madhe?
c) Mendoni se nuk është mirë të jeni hakmarrës?
2. A do të kishit mundësi që relativisht shpejt t’i numëroni emrat e atyre që ju lënduan?
a) Po?
b) Do të ishte mundim për ju t’i kujtoni?
c) Jo, se më lehtë e kemi t’i harrojmë?
3. Ditëlindja juaj është?
a) Rast i mirë për ndejë?
b) Ditë kur vetes i shtoni edhe një vit?
c) Fillimi i vitit të ri të jetës suaj?
4. A e kujtoni gjatë dhembjen fizike?
a) Jo, se e harroni posa të pushojë dhembja?
b) Po, e kujtoni një kohë të gjatë?
c) E kujtoni, por disi në mjegull?
5. A janë të rëndësishme për ju kujtimet e fëmijërisë?
a) Aspak?
b) Shpesh i kujtoni momentet që ju shqetësojnë?
c) Kujtimet depërtojnë vetëm kur gjendeni në vendin që ju ka ndodhur diçka e posaçme?
6. A e ndieni veten më të vjetër seç jeni?
a) Po?
b) Nganjëherë?
c) Jo?
7. A jua tërheqin vëmendjen shpesh imtësitë?
a) Po?
b) Ndonjëherë, posaçërisht kur nuk jam e disponuar?
c) Rrallë?
8. A keni dëshirë shpesh t’i ktheni disa momente nga e kaluara?
a) Rrallë, se më me dëshirë ëndërroni për ardhmërinë?
b) Ndonjëherë?
c) Shumë shpesh?
REZULTATI
MË SË SHUMTI PËRGJIGJE NËN - A
Ju me të vërtetë nuk harroni asgjë, duke shënuar çdo imtësi në librin tuaj të kujtimeve. Pothuajse asnjëherë nuk mund t’ia falësh dikujt diçka, apo edhe nëse e bën atë, ajo ndodh shumë rrallë.
Ju këshillojmë që të jeni më tolerantë ndaj atyre që ju rrethojnë dhe t’ua bëni qejfin ndonjëherë. Nuk do të jetë vështirë!
MË SË SHUMTI PËRGJIGJE NËN - B
Shumë me sukses i shfrytëzoni përvojat tuaja nga e kaluara që ato të ndikojnë sot, dhe plotësisht e keni zgjidhur problemin e raportit tuaj me ata që ju kanë lënduar. Për ju, që t’ia falni dikujt diçka, është përgjigje e saktë për josigurinë e jetës, e kjo është një gjë e madhe.
MË SË SHUMTI PËRGJIGJE NËN - C
A ju duket ndonjëherë se e kaluara nuk ekziston. Do të hutoheshim po të keni atë ndjenjë ndonjëherë, sepse ju në përgjithësi i takoni vetëm përditshmërisë, keni aftësi shumëçka të harroni e të falni. Personaliteti juaj me të vërtetë është jo i zakonshëm - ju falni me të njëjtën shpejtësi sa edhe i harroni ofendimet. /Telegrafi/


















































