Pari Saint-Germain ka etiketuar sulmuesin e talentuar francez, Ousmane Dembele, si njërin nga objektivat kryesor për afatin kalimtar veror.
Gjiganti francez ka investuar shumë të mëdha parash në verë me transferimin e Neymarin dhe Kylian Mbappe.
Por, edhe përkundër investimeve prej 400 milionësh, PSG ka dështuar në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar në 1/16-tën nga Real Madridi.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për transferime të reja për të përforcuar edhe më shumë organikën e skuadrës së tyre.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, PSG planifikon të bëjë ofertë përsëri për talentin e Barcelonës, Dembele.
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel është afër të marr drejtimin e parisienëve dhe puna e bërë me Dembelen te Borussia Dortmundi ka bërë që francezi të jetë objektiv i tij.
Edhe Barcelona thuhet se është gati të lejoj largimin e Dembeles, por do të preferonte huazimin e tij para shitjes përfundimtar.
Lionel Messi mendohet se pëlqen transferimin e Antoine Griezmann, pasi beson se francezi do të ishte më i përshtatshëm se Dembele. /Telegrafi/