Nga: Jemima Kelly / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Mendoj se po plakem. Kam filluar të dëshiroj të di emrat e pemëve, të zogjve dhe të luleve të egra. Po mbërthehem pas ndryshimit të stinëve. E shoh veten në pyjet e afërta në orën gjashtë të mëngjeset, jo sepse jam ende në një “aheng pylli” nga një natë më parë, por sepse dua të dal menjëherë në natyrë pasi të zgjohem, në mënyrë që të kap dritën e ndritshme të mëngjesit, vesën mbi gjethet dhe këngën e zogjve me gjithë egërsinë e saj.
Ose, mbase thjesht po prek një pjesë të natyrës time të cilën e kam shtypur – ose të paktën nuk e kam njohur deri tash; atë që më shtyn të dua, të vlerësoj dhe madje të dëshiroj gjithë këto gjëra. Ndoshta ngjyrat, tingujt dhe teksturat e natyrës janë ato të cilat edhe ne të cilët jetojmë në qytete, jemi të kushtëzuar t’i shohim si të bukura dhe mbresëlënëse. Dhe, ndoshta gjithë kjo është komponente thelbësore, por e nënvlerësuar e mirëqenies sonë.
Kjo është ajo që do të argumentonin disa mendimtarë të cilët janë pjesë e një fushe ndërdisiplinore në zhvillim e sipër, e cila thekson rëndësinë e artit, të bukurisë dhe të natyrës për shëndetin tonë mendor dhe fizik.
Neuroestetika – term ky i krijuar për herë të parë nga Semir Zeki, neurobiolog në Kolegjin Universitar të Londrës më 1999 [UCL] – është nënfushë e estetikës së aplikuar dhe neuroshkencës konjitive e cila e studion reagimin e trurit ndaj formave të ndryshme të përvojës estetike. Përkrahësit e saj argumentojnë se angazhimi me artin dhe natyrën nuk duhet të konsiderohet si “gjë e mirë”, por si domosdoshmëri.
Do të ishte joshëse t’ia atribuonim idetë e tilla botës amorfe të “vëmendjes”, për të cilën të gjithëve na është thënë se është kaq e mirë dhe e rëndësishme për ne (vetë unë jam adhuruese e kësaj bote, megjithëse jo e emrit të saj). Por, Susan Magsamen, themeluese dhe drejtoreshë e qendrës së artit [International Arts + Mind Lab] në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Xhon Hopkins dhe bashkautore e librit Truri në art: Si na transformojnë artet, më thotë se kërkimet e fundit neurologjike tregojnë se përvoja estetike ka të bëjë me më shumë se kaq. Mund të jetë vërtet e dobishme për të na lejuar që të ndihemi më të pranishëm dhe të qetësojmë pëshpërimat e pafundme të mendjeve tona, por neuroestetika, pohon ajo, përbën “një rrugë krejtësisht të re”.
“Kemi mësuar për të ushqyerit, kemi mësuar për gjumin, kemi mësuar për stërvitjen, kemi mësuar për vëmendjen”, thotë Magsamen. “Tani ajo që ne shikojmë është se si artet dhe përvojat estetike janë thelbësore për gjendjen njerëzore”. Ajo shpjegon se teksa disa nga këto përvoja mund të sjellin përfitime të ngjashme për aktivitetet “e ndërgjegjshme” – duke ulur aktivizimin e amigdalës së trurit që ndërlidhet me stresin, duke reduktuar kortizolin dhe duke na lëvizur në gjendjen tonë parasimpatike të “pushimit dhe tretjes” – skanimet nervore tregojnë se ka më shumë se kaq në përvojën estetike.
Ndoshta – dhe në mënyrë të jashtëzakonshme – hulumtimi nga Zeki ka treguar se derisa të gjithë mund të kemi ide të ndryshme për atë që përbën bukurinë, e njëjta zonë e trurit – “korteksi medial orbito-frontal” ose “mOFC” – ndizet kur perceptojmë se diçka është e bukur. Kjo është e vërtetë pavarësisht nëse flasim për bukurinë vizuale, muzikore, matematikore apo edhe morale.
Gjithashtu, ka shumë dëshmi për të mbështetur argumentin se angazhimi me artin ka efekt pozitiv në shëndet. Një studim nga studiuesit në UCL, duke përdorur të dhënat nga më shumë se 6 000 të rritur mbi 50 vjeç – që merr parasysh faktorët ekonomikë, shëndetësorë dhe socialë – zbuloi se ata që angazhoheshin në “aktivitete arti”, për çdo disa muaj ose më shumë, kishin 31 për qind më pak shanse të vdekjes gjatë periudhës pasuese (një periudhë mesatarisht prej 12 vjetëve).
Studimet vazhdimisht kanë treguar përfitimet e muzikës për pacientët me demencë dhe çrregullimet e tjera neurodegjenerative. Hulumtimet e tjera kanë treguar gjithashtu se vallëzimi mund të ndihmojë ata që vuajnë nga Parkinsoni, duke rritur neuroplasticitetin dhe duke stimuluar shtresat e shumta të sistemit nervor.
Vlen të theksohet se, për të përfituar prej saj, nuk kemi nevojë të jemi veçanërisht të talentuar në një fushë të caktuar artistike. “Nëse je e zonja ose jo, kjo është absolutisht e parëndësishme për përfitimet neuroestetike”, më thotë Tara Swart, neuroshkencëtare dhe pedagoge në Shkollën e Menaxhimit MIT Sloun. Por, derisa të gjithë ne ishim kreativë kur ishim fëmijë – vizatuam, vallëzonim, goditnim tenxheret dhe tiganët – shumë prej nesh ndalojnë aktivitetet tona artistike meqë na thonë se në fakt nuk jemi shumë të mirë për ato.
Sipas neuroestetikëve, kjo është e gabuar. Në fakt, nëse ndodh të jeni të bekuar me një lloj aftësie artistike – nga e cila keni bërë karrierë – mund të mos përjetoni të njëjtat përfitime tani që jetesa varet prej saj. Truri ka të ngjarë të jetë larguar nga gjendja e rrjedhës së lirë, krijuese dhe në një “gjendje kontrolli” – më gjykuese, më e paqartë, siç e quan Swart. Kështu që dilni dhe bëni art të tmerrshëm. Ose, nëse doni, thjesht ekspozojeni veten ndaj një gjëje të bukur. Truri juaj do t’ju falënderojë për këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça
Studimi psikologjik i autoportretit fotografik: Artistët e famshëm, “selfie” me ndihmën e Gjon Milit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova