Kur gazetari i Bild-it, Peter Tiede, publikoi shkrimin e tij të parë, duke e etiketuar Shqipërinë si një shtet në duar gangsterësh, si një lexues i rregullt i kësaj gazete prej shumë vitesh, publikova një shkrim ku theksoja se artikulli u drejtohej lexuesve dhe politikës gjermane. Vetë Tiede konfirmoi këtë gjë në një postim në Facebook. Edhe një reportazh i mëvonshëm i Bild-it, ku ‘ofrohet’ një udhëtim në ‘Kolumbinë e Europës’ në kërkim të trafikantëve, sërish ishte për publikun gjerman, pasi ishte edhe me pagesë. Tekefundit, rezultati u duk më vonë: Gjermania dhe Franca, praktikisht esenca e BE-së, thonë se do bllokojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Mos i besoni tezat me populizma e reformizma, thjesht nuk e duan një vend të korruptuar dhe të kalbur në krim.
Por, shkrimi me përgjimet për manipulimet zgjedhore të mërkurën ishte ‘ekskluzivisht’ për shqiptarët, edhe pse ishte renditur në kategorinë ‘Politik inland’, që do të thotë politikë e brendshme. Ishte një shkrim për shqiptarët për disa arsye:
Së pari, sepse duke na quajtur republikë të mafies, ku qeverisin paratë e drogës, preknin një problem të ndjeshëm, për të cilin shqiptarët nuk është se janë treguar shumë të ndjeshëm. Kurrfarë reagimi të fortë nuk ka pasur nga shoqëria ndaj faktit se droga po pushtonte qeverinë dhe shoqërinë. Kurrfarë proteste nuk ka bërë shoqëria civile për këtë problem. Kurrfarë komenti apo deklarate nuk kanë bërë elitat, njerëzit e famshëm të skenës apo ekranit – disa prej të cilëve janë mbajtur me paratë e drogës dhe janë gjetur edhe nën bataret e saj. Kurrfarë shqetësimi nuk kam parë edhe kur u tha se shqiptarët janë përdoruesit më të mëdhenj të drogës, edhe pse vende si Kina kanë bërë dy luftëra botërore opiumi kur e kuptuan se varësia ndaj drogës po u shkatërronte shoqërinë me pasoja të parikuperueshme. A nuk shkruante homologia austriake Adelheid Woelfl se droga po shkatërron dhe korrupton shoqërinë shqiptare?
E dyta, sepse pavarësisht se Shqipëria po bën disa përparime në turizëm, modeli i drogës e ka çuar vendin në krizë pasi nuk është kurrë model zhvillimi. Makinat e shtrenjta, kullat apo restorantet mund të krijojnë iluzion zhvillimi, por kërkoni pak në internet e do zbuloni se asnjë vend në histori nuk është zhvilluar falë drogës.
E treta, sepse në shkrim u thuhet shqiptarëve në mënyrë të tërthortë se përgjimet po publikohen për shkak se ishin të fjetura dhe siç mund ta imagjinosh, edhe mund të zhdukeshin. Këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë, paralajmëron gazeta Ramën.
E katërta, sepse gazetari Peter Tiede shkruan se në Shqipëri kanë mbetur sërish disa hetues apo gazetarë kurajozë. Në një shkrim të para disa kohëve kam theksuar se në vend po mbizotëron ekuilibri i krimit dhe korrupsionit. Por, si çdo ekuilibër, edhe ai është i brishtë dhe mund të thyhet nëse ekziston një grusht njerëzish të guximshëm.
E pesta, sepse gazeta dhe gazetari Tiede po u bëjnë me dije shqiptarëve se në këtë betejë nuk janë vetëm. Shihni sa sinjale i dërgojnë në shkrim kreut të qeverisë, fillimisht duke i përmendur faktin që Rama dhe ekipi i tij e kanë mohuar tradicionalisht kërkesën për të bërë testin e drogës përpara zgjedhjeve. Më pas duke theksuar se “edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafien e drogës” dhe se këto akuza ia bëjnë hetuesit perëndimorë.
E gjashta, dhe më e rëndësishmja, duke u thënë shqiptarëve se janë përpara një udhëkryqi. Në të vërtetë vendi po zhytet në kaos, gjendet në udhëkryq: ose në rrugën drejt kushteve demokratike- ose përfundimisht si republikë e mafies, thuhet në shkrim.
Alternativën e dytë na e ofron qeverisja e Edi Ramës, atë të parën mund ta arrijmë përmes protestave. Gjermanët i kanë bërë zgjedhjet e tyre, tani është koha jonë, që të mos kalojmë kohën nëpër tavolina duke u mrekulluar me shpirtin e ‘deutsch-eve’, duke besuar te tezat neo-hitleriane se ka diçka në gjenin e tyre që i bën kaq të ndryshëm. Jo! Është thjesht çështje zgjedhjesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij