Takimi i Princeshës Charlene me Papa Françeskun i ka lënë fansat e modës mbretërore me pikëpyetje pse ajo e ka thyer traditën.
Gruaja e Princit Albert II ishte e veshur me veshjen dhe mbulesën tradicionale të zezë që një grua do të vishte për të takuar udhëheqësin e kishës katolike – por Charlene në fakt ka një privilegj të veçantë që u jepet vetëm shtatë grave në botë.
I quajtur një privilège du blanc, mbretërorja Monagues është një nga të paktët njerëz që lejohet të veshë një fustan të bardhë dhe shall të bardhë për një takim me Papën.
Dukesha e Madhe Maria Teresa e Luksemburgut, Princesha Marina e Napolit, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbretëresha Paola e Belgjikës, Mbretëresha Letizia e Spanjës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës janë anëtarët e tjerë mbretërorë katolikë të cilëve u jepet leja të veshin të bardhë kur takohen me Papën.
Duke pasur parasysh pozicionin e saj, nuk dihet pse Princesha Charlene zgjodhi të vishte të zeza, por nëna e dy fëmijëve – e cila është kthyer në Monako pasi vuante nga një sëmundje misterioze – dukej mahnitëse me një fustan të porositur nga Terrence Bray për audiencën e saj.
Ajo shtoi manikyrin e zi, një shall të zi dantelle dhe një gjerdan të stilit rruzare me perla me një kryq ari për pamjen e saj, së bashku me takat nga Louis Vuitton.
“Jam kurioz”, shkroi një fnas mbretëror në Twitter. “A nuk është ajo një nga të paktët mbretërorë që mund të veshin të bardha? Nuk është kritikë. Ajo duket bukur”.
Një tjetër llogari e modës ndau mendimin, duke postuar foto nga ngjarja dhe duke pyetur: “Pyes veten pse ajo nuk veshi të bardha pasi ka privilegjin du blanc”. /Telegrafi/