Pse opozita (nuk) kërkon zgjedhje?
Demokracia me take të larta
Jam njëri prej atyre qyetetarëvë të Kosovës i cili nuk ka votuar për këtë koalicion qeverisës dhe për këtë përbërje qeveritare. Por, në të njëjtën kohë jam dhe një prej atyre që e pranon se definitivisht kjo qeveri është në rrugë të mbarë që të ndërtoj shtet dhe institucione funksionale. Kjo rrrugë do të jetë plot sfida, por duket se vullneti dhe motivi për sukses nuk mungon. Në procesin e reformimeve të vazhdueshme shoqërore dhe politike, edhe pse duket shumë qartë se sivjet në Kosovë do të organizohen vetëm zgjedhjet lokale, një pjesë e opozitës vazhdon të luaj rolin e saj të ,,syve dhe veshëve'' të pozitës, duke i rrezitur shpresat në ,,hije'' të takave demokratike. Atyre që nga lartë i shohin njerëzit dhe ata ju duken të vegjël. Tmerrësisht të vegjël. Kështu mendojnë ata që t'i kontribojnë demokracisë në vend, aty ku optimistët ende presin Godonë, ndërsa pesimistët vizatojnë mureve publike.
Lideri ,,në pritje''
Përgjatë disa muajve në krye të qeverisë z. Haredinaj tregoi se më shumë se sa një vizionar, teorik dhe pragmatik, është politikan realist, dinamik dhe praktik. Në ,,kohën e tij'' qeveria dhe komunat vlonin nga volumi i punëve dhe detyrave të marra. Punohej në atë kohë nga zero deri në ora njëzet e katër. Poqat elektrikë nuk ndaleshin pothuajse asnjëherë në institucionet tona. Ishte kjo ,,koha e Ramushit'', njeriut që edhe në politikë ishte në gjendje të godasë cakun që lëvizë. Sot lideri i opozitës më shumë se kurrë më parë ka akumuluar njohurinë, përvojën dhe durimin, dhe së bashku me kryeministrin aktual z. Thaçi përbën dyshen më premtuese të politikës kosovare të 20 viteve të ardhshme. Është facinuese se si dy ish-militarë u transformuan në ,,luftëtarë'' maratonist që përdorin mjetet politike në mënyre aq mjeshtrore. Kjo para 10 viteve dukej e pabesueshme, por ja që sot është realitet. Duket se ky është dhe një kontribut i ,,miqëve tanë ndërkombëtarë''. Nëse ndodh ndryshe, atëherë që të dy ata do të mbesin peng të suksesit të tyre.
Si do të dilte llogaria?
Po të organizoheshin zgjedhjet parlamentare në fund të këtij viti, sipas forcës reale politike sot, do të kishim pak a shume këtë gjendje: PDK do të arrinte të mbante numrin e votuesve të saj si në zgjedhjet e fundit. LDK do të rrise për 3-4% numrin e votuesve të saj, duke llogaritur në pakënaqësitë e ish-anëtarëve të saj-tash në ,,Dardani''. Partitë (o)pozitare të udhëhequra nga z. Pacolli (AKR) dhe z.Daci (LDD) përfundimisht do të pësonin fiasko, ndërkohë që me pragun 5% edhe ORA do të vazhdontë të mbetej jashtë parlamentit, duke vazhduar të luajë rolin e një partie ''qytetare',' e cila nuk e di rrugën për katund. Partitë e vogla do të detyroheshin prapë të hynin në gjirin e të mëdhenjve në mënyrë që të ngroheshin në zjarrin që kurrë nuk u bë i tyre, dhe që më shumë i ka verbuar se sa ngrohur. E vetmja që do të përfitonte nga zgjedhjet parlamentare do të ishte AAK e cila me marrjen në radhët e saja të z. Shala dhe z. Kuqi ka filluar të dalë nga lëvozhga e një partie me karakter ''regjionalo-fisnor''. Duket se kjo është dhe arsyja pse në këtë ,,betejë'' ajo ka mbetur e vetme, që merr fryme por nuk ka ze …
Për të arritur një sukses të përbashkët do të nevojitej një ,,martesë e lumtur'' mes AAK dhe pjesës tjetër të opozitës. Në këtë ,,bashkëshortësi'' AAK do të ishte e lumtur, ndërsa opozita e martuar...















































