Pse nuk duhet të vishni doreza kur shkoni në supermarket për t’u furnizuar

Coronavirusi futi maskat mbrojtëse dhe doreza “në modë”. Por veshja e dorezave kur shkoni në market është e panevojshme – dhe madje mund të jetë katastrofike.
Sot, çdokush është i kujdesshëm kur shkon për t’u furnizuar me artikuj ushqimorë; të gjithë duan të mbrohen me maska dhe doreza. Kur bëhet fjalë për dorezat, ju mund t’i shihni ato të ndryshme – ndërsa shumica veshin doreza të hollë gome, disa veshin doreza të zakonshme dimri apo edhe doreza për larje të pjatave.
Por imponohet një pyetje: a e bën bartja e dorezave blerjen më pak të rrezikshme?
Dorezat janë si duart
Po, dorezat transmetojnë virusin si duart, mbase edhe më keq. Ky virus nuk transmetohet nëpërmjet lëkurës së duarve, prandaj nuk keni pse të mbani doreza. Ju mund ta transmetoni virusin në fytyrë edhe me doreza, mbase edhe më rrezikshëm se me duar: “Ne nuk e dimë akoma saktësisht se si sillet virusi në disa substrate, por është e mundur që virusi të zgjasë më shumë në këtë material sesa në lëkurë”, paralajmëron Reynolds.
Pak njerëz dinë të heqin dorezat siç duhet
Kur hiqni dorezat gabimisht, mund të përhapni virusin në të gjitha sipërfaqet përreth. “Heqja e dorezave nuk është një detyrë e parëndësishme; hulumtimi ka treguar se deri në 30 për qind e punonjësve shëndetësorë e bëjnë atë gabimisht – dhe këta janë njerëz që kanë mësuar se si ta bëjnë këtë, në krahasim me qytetarët”, paralajmëron Reynold.
Atëherë përse punonjësit shëndetësorë mbajnë doreza?
Punonjësit e shëndetësisë mbajnë doreza për një kohë të shkurtër, për të kryer një detyrë specifike. “Kur vishni doreza, vishini për të mbrojtur pacientin, mos i vishni në të gjithë dhomën dhe mos prekni objekte. Pas trajtimit të një pacienti, ju hiqni dorezat, lani duart dhe dilni nga dhoma – në mënyrë që të mos u kaloni asgjë pacientëve të tjerë”, shpjegon Reynolds. Kjo nuk ka asnjë lidhje me blerjet në markete, prandaj furnizohuni me ato që ju duhen, shkoni në shtëpi dhe lani duart mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania