Fëmijët duhet t’i dinë faktet në lidhje me seksin. Rezultatet dëshmojnë që edukimi seksual, para përvojës së parë seksuale, mbron të rinjtë nga angazhimi i hershëm në marrëdhënie seksuale.
Edukimi seksual shtynë marrëdhënien e parë seksuale tek tinejxherët. Në fakt, ata që kanë pasur edukim formal seksual janë angazhuar më vonë në marrëdhënie seksuale, pohojnë shkencëtarët amerikanë.
Është zbuluar se te djemtë, të cilët kanë pasur edukim seksual në shkollë, gjasat për t’u dhënë në marrëdhënie seksuale para moshës pesëmbëdhjetë vjeçare kanë qenë më të vogla për 71%, derisa te vajzat kjo përqindje ishte 59%, për dallim nga moshatarët e tyre, të cilat nuk kanë kaluar nëpër edukimin seksual në shkolla.
Edukimi seksual gjithashtu rrit gjasat që djemtë të përdorin mjete kontraceptive gjatë marrëdhënies së tyre të parë seksuale, së paku duke gjykuar nga hulumtimi të cilin e ka kryer Qendra amerikane për parandalim dhe kontroll të sëmundjes, i cili është publikuar në revistën Journal of Adolescent Health.
"Duket që edukimi seksual jep rezultate", ka deklaruar Trisha Mueller, udhëheqësja kryesore e hulumtimit. "Duket të jetë posaçërisht i dobishëm në grupet të cilat përndryshe kanosen nga rreziku më i madh".
Hulumtuesit kanë analizuar një pyetësor të vitit 2002, i cili është kryer me 2.019 tinejxherë mes moshave 15 e 19 vjeçare. Ata kanë zbuluar se djemtë të cilët kanë pasur edukim seksual në shkollë, përdorin kontracepsionin tri herë më shumë se ata që nuk kanë pasur një edukim të tillë. Mirëpo, edukimi seksual nuk ka pasur një ndikim të tillë edhe tek vajzat.
Hulumtuesit nuk kanë marrë parasysh përmbajtjen e programit të edukimit seksual, prandaj nuk është marrë për bazë nëse studentët janë edukuar për kontracepsionin apo vetëm për abstenimin.
Hulumtimet e mëhershme, të cilat janë kryer mes viteve të 70-ta deri 90-ta të shekullit të kaluar, nuk kanë dëshmuar që edukimi seksual ka ndikim në sjelljen e të rinjve.
Hulumtuesit mendojnë se dallimi në rezultatet e hulumtimit është i pranishëm për faktin që sot edukimi seksual është më i shpërndarë, dhe fillon të mësohet në moshë çdo ditë e më të re.
"Përkundër shumë hulumtimeve të mëhershme, rezultatet tona dëshmojnë se edukimi seksual para marrëdhënies së parë seksuale mbron të rinjtë nga angazhimi i tyre në marrëdhënie tepër të hershme seksuale", ka përfunduar Mueller.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame