LAJMI I FUNDIT:

Pse ngjyra bionde ndërron shpesh?

Pse ngjyra bionde ndërron shpesh?

Kjo ngjyrë është shumë e paqëndrueshme dhe e ndjeshme ndaj sulmeve të jashtme.

Rezultati: ajo ndërron në ngjyrë portokalli nën efektin e rrezeve UV, në jeshile nën efektin e klorit, ose të errët për shkak të mbetjeve të produkteve për rregullimin e flokëve apo të kripërave minerale të ujit të rrjedhshëm.

Duke qenë se nuk do të privoheni nga të shkuarit në pishinë, shëtitjet në ajër të pastër apo nga produktet e flokëve, vetëm pse jeni bionde, atëherë gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të investoni në një shampon të butë, që do t’i lajë duke respektuar natyrën e tyre, si edhe në një shampon për gjallërimin e ngjyrës.

Duke kombinuar rregullisht këto dy produkte, do të mund të mbeteni te ‘ngjyra e grurit’! Sa për dijeni, ekzistojnë produkte për flokë biondë, që përmbajnë agjentë jozverdhues. /Telegrafi/